
Ja ku duhet të shkoni me pushime sipas shenjës tuaj astrologjike
Dritare.net

Çdo vit secili kërkon destinacionin perfekt për të shkuar me pushime. E dini se ka disa vende që iu përshtaten më së shumti me shenjën tuaj astrologjike?

Dashi. Duke qenë të guximshëm dhe dinamikë, ata duan destinacione ku gjërat të lëvizin. Ecje nëpër male janë idealet. Mund të zgjidhni Alpet zvicerane, Rio de Janeiro, etj.

Demi. Ata adhurojnë qetësinë, kështu që Italia për të shijuar verërat apo plazhet marokene janë idealet.

Binjakët. Ata do ta shijojnë shumë kuzhinën spanjolle ose Meksikën duke qenë kureshtarë të mëdhenj.

Gaforrja. Duke qenë shenjë uji, plazhet dominikane dhe liqenet e Zvicrës, janë idealet.

Luani. Las Vegasi ose Londra janë destinacionet për personat e kësaj shenje që janë energjikë gjithë kohës.

Virgjëresha. Ata adhurojnë vendet e qeta dhe tokën. Shkretëtirat janë idealet për të kaluar pushimet.

Peshorja. Verona dhe ishujt grekë janë destinacionet ideale për ta.

Akrepi. Ata dhurojnë sfidat dhe antikonformizmin kështu që Peruja ose Indonezia janë destinacionet e duhura.

Shigjetari. Krocerat nëpër Bahamas ose udhëtimet me Transsiberian kanë ato që do kënaqin personat e kësaj shenje.

Bricjapi. Shijimi i dallgëve të detit në Australi, nëpër ishujt grekë, por edhe nëpër dunat e Namibisë, do ishin zgjedhjet ideale.

Ujori. Një turn ë Indi ose në Senegal do përmbushte plotësisht personat e kësaj shenje.

Peshqit. Empatia dhe ndjeshmëria e tyre do përmbushej nga një udhëtim në Vorvegji, në Polin e veriut ose në Zanzibar. /A.S-Dritare.net

















