Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Ja 3 personat që duhet të shmangni, në bazë të shenjës tuaj astrologjike!

Ja 3 personat që duhet të shmangni, në bazë të

Jo të gjithë personat që iu afrohen janë miq të mirë. Ka edhe nga ata, të cilët mund t'iu lëndojnë dhe mund t'iu bëjnë të ndiheni keq.

Dashi. Personat e kësaj shenje janë kokëfortë çka mund të mos pëlqehet nga të tjerët. Me një dash tjetër nuk mund të shkojnë mirë sepse të dy do mendojnë përherë se kanë të drejtë. Nga ana tjetër ata nuk mund të krijojnë marrëdhënie të mira me luanët dhe me akrepat. Luanët kanë shumë ego dhe e mbajnë inatin, ndërsa akrepat nuk kanë shumë durim dhe janë xhelozë.

Demi. Demat kanë kokëfortë dhe mund të hyjnë në konflikt me këdo shenjë tjetër të qëndrueshme që e dinë cilët janë si: luani, ujori apo akrepi. Këta të tre janë të vendosur dhe duan të marrin përherë atë që dëshirojnë. Kur shohin se dikush nuk bën asnjë lëvizje për të pranuar pikëpamjen që ata kanë, mund të hyjnë në konflikte.

Binjakët. Personat e kësaj shenje përgjithësisht janë miqësorë, por nuk merren vesh shumë mirë me binjakët e tjerë, bricjapët dhe peshqit. Me personat e së njëjtës shenje s'mund të miqësohen sepse secili ka pikëpamjen e vet dhe nuk do të dëgjojë atë të tjetrit. Bricjapët nuk kanë shumë qejf të flasin, ndryshe nga binjakët, ndërkohë që peshqit duan të flasin gjithë kohës për ndjenjat e tyre çka i lodh personat e shenjës së binjakëve.

Gaforrja. Personat e kësaj shenje janë emocionalë, por nuk shprehen shumë. Duhet shumë kohë që t'i kuptosh ata si duhet. Me dashet shumë shprehës ata nuk mund të përshtaten shumë, por as me luanët e nxituar dhe me shigjetarët ekspresivë.

Luani. Ashtu si demat, luanët nuk mund të përshtaten shumë me shenjat e qëndrueshme si demat, akrepat dhe ujorët. Ata mund t'iu bëhen edhe armiq.

Virgjëresha. Personat e kësaj shenje kanë ardhur në tokë për të ushqyer dhe për të shpërndarë dije e mençuri. Ata planifikojnë dhe kanë shumë durim prandaj nuk përshtaten dot me shigjetarët, dashët dhe peshoret.

Peshorja. Personat e kësaj shenje mundohet të gjejnë gjithmonë zgjidhje për çdo gjë dhe të vendosin harmoni. Me akrepat që nuk janë shumë të dashur dhe virgjëreshat shumë të ndryshme ata nuk përshtaten dot.

Akrepi. Personat e kësaj shenje janë të fiksuar pas manipulimit dhe duan t'i bëjnë gjërat si[pas mënyrës së tyre. Rrallë herë planifikojnë diçka për një kohë të gjatë dhe kjo është arsyeja pse nuk mund të përshtaten shumë me luanët, binjakët dhe ujorët. Luanët janë konkurrues çka mund t'i inatosë akrepat, binjakët janë vetë manipulues dhe ujorët nuk i ndjekin dot.

Shigjetari. Personat më të papërshtatshëm me këtë shenjë janë peshqit, gaforret dhe ujorët. Shigjetarët mund të futen lehtësisht në konflikte ndërkohë që peshqit mundohen t'i shmangin. Me gaforret është pak a shumë e njëjta gjë, ndërsa me ujorët kanë të njëjtën mënyrë debatimi dhe për asgjë nuk bien dakord.

Bricjapi. Personat e kësaj shenje janë të fortë dhe punojnë shumë për të arritur objektivat. Me dashët, gaforret dhe peshoret ata nuk përshtaten shumë. Arsyeja? Dashët janë shumë të bindur në vetvete, gaforret janë shumë të butë dhe peshoret kërkojnë gjithmonë qëndrueshmëri.

Ujori. Personat e kësaj shenje janë solarë, por jo shumë i kuptojnë. Me demat, virgjëreshat dhe bricjapet ata nuk përshtaten dot. Demat nuk i shohin gjerat me te njëjtin sy, virgjëreshat janë përherë dyshues dhe me bricjapet ka pak lufte për pushtet.

Peshqit. Peshqit janë shumë të lirë dhe kjo gjë mund të krijojë probleme me shenjat që nuk i kuptojnë gjithmonë mënyrën sesi ata e shohin botën. Me binjakët që duan të komunikojnë sa më shumë ata nuk mund të shkojnë mirë. Virgjëreshat nga ana tjetër kërkojnë gjëra të tepruara çka mund t'i lëndojë peshqit dhe mund t'i bëjë të mbyllen në vetvete. Shigjetarët janë një tjetër shenjë që nuk përshtatet me peshqit sepse ata nuk ju japin kohë këtyre të fundit për t'u argëtuar dhe për ta shprehur entuziazmin. /A.S-Dritare.net