E hëna, e marta.... Ja dita juaj më me fat sipas shenjës astrologjike
Dritare.net
Nëse keni për të marrë vendime të rëndësishme, ja cilën ditë të zgjidhni sipas shenjës që keni në horoskop.
Dashi: E shtuna. Doni të merrni vendime e të bëni zgjedhje, por nuk dini kur është moment. Zgjidhni të shtunën dhe nuk do pendoheni.
Demi: E premtja. Gjatë kësaj dite ju do ndiheni më mire se kurdoherë dhe më të sigurt për të hedhur hapa.
Binjakët: E mërkura. Sipas Dritare.net, ju do keni më shumë sukses profesional gjatë kësaj ditë kështu që shfrytëzojeni sa të mundeni.
Gaforrja: E hëna. Pasi të keni karikuar bateritë në fundjavë, bëni zgjedhjet e duhura në fillim të javës së ardhshme.
Luani: E diela. Ju jeni një shenjë plot ngjyra dhe pikërisht kjo ditë e javës është e duhura për të organizuar evente apo për të vënë në jetë idetë tuaja.
Virgjëresha: E mërkura. Gjatë kësaj dite ju do iu lindin ide të reja sit ë konkretizoni objektivat që i keni vënë vetes.
Peshorja: E premtja. Për ju kjo është dita më me fat dhe do ndiheni më të lirshëm për të vepruar.
Akrepi: E marta. Ju duhet të përfitoni nga kjo ditë e javës për të vënë në dritë të gjitha projektet tuaja, qofshin ato profesionale, personale apo shpirtërore.
Shigjetari: E enjtja. Kjo është dita juaj prandaj shfrytëzojeni për të marrë vendime e për të bërë zgjedhje. Fundjavën më pas do ta keni më të ndritur.
Bricjapi: E shtuna. Shfrytëzojeni mirë këtë ditë sepse është vërtet ajo më me fat. Edhe sikur të lodheni pak keni edhe një ditë për të karikuar bateritë e për të nisur javën e ardhshme.
Ujori: E marta. Merrni vendimet e mëdha pikërisht në këtë ditë.
Peshqit: E enjtja. Ju ëndërrimtarët e zodiakut duhet ta shfrytëzoni këtë ditë sepse është vërtet ajo më me fat e javës. /A.S-Dritare.net