Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

Dy shenjat astrologjike, që e urrejnë stinën e verës!

Dy shenjat astrologjike, që e urrejnë stinën e verës!

Ndërkohë që shumica mezi e presin verën e ngrohtë, disa e urrejnë pafundësisht. Sipas astrologëve kjo lidhet edhe me shenjat astrologjike. Janë dy prej tyre që nuk e durojnë dot këtë stinë. Zbulojini!

Bricjapi. Personat e kësaj shenje nuk e duan aspak verën dhe jo sepse janë një shenjë dimri. Bricjapët kanë prioritet punën dhe vera për ta është shumë e mërzitshme profesionalisht. Të gjithë janë me pushime, projektet ngadalësohen, shumë nuk iu përgjigjen emaileve... Me pak fjalë është një periudhë jo-prodhuese dhe kjo i streson personat e kësaj shenje.

Shigjetari. Personat e kësaj shenjë janë hiperaktivë. Ata nuk dinë të ndalen dhe duan të provojnë çdo çast aventura të reja. Vërtet adhurojnë udhëtimet, por jo gjatë verës së nxehtë pasi nuk i shijojne siç duhet. Për më tepër, i nxehti i përgjum shigjetarët dhe këtë ata e urrejnë. Shpesh iu duket sikur nuk janë vetvetja dhe sikur nuk kanë energji në këtë stinë. / A.S-Dritare.net