
Baballarët më të mirë? Ja çfarë shenjash astrologjike kanë
Dritare.net

Atësia është roli që luan një mashkull kundrejt fëmijës së tij. Të jesh një baba i mirë jo gjithmonë është e lehtë, disa arrijnë ta luajnë këtë rol në mënyrë shumë natyrale, ndërkohë që të tjerë e kanë disi të vështirë. Sipas zodiakut ja cilët janë më të shkëlqyerit dhe ata më pak të kujdesshmit.
Bricjapi
Bricjapët janë baballarë dhe mësues njëherësh për fëmijën e tyre. Ata duan që të vegjlit të jenë të edukuar dhe të përgjegjshëm. Për këtë arsye ata janë gjithë kohës në kërkim të mënyrave më të mira të edukimit, qofshin këto kreative apo tradicionale. Këta baballarë inkurajojnë edhe auto-formimin.
Demi
Demat janë ndër baballarët më të dashur. Ata duan që fëmijët e tyre të ndihen të sigurt në gjirin e familjes. Këta baballarë janë gjithashtu të duruar me të vegjlit dhe inkurajojnë shpirtin e besnikërisë.
Binjakët
Si baballarë binjakët duan që fëmijët e tyre të jenë të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Ata kujdesen mjaft për ushqimin dhe përzgjedhin produkte sa më të mira. Edukimi i kulturuar është një tjetër objektiv që këta prindër kanë për të vegjlit e tyre.
Gaforrja
Familja është gjëja më e rëndësishme për gaforret. Baballarët e kësaj shenje ndjekin traditat dhe mendojnë se ato janë mënyra më ë mirë për të krijuar lidhje të forta. Fëmijët e tyre ndonjëherë mund të mendojnë se baballarët janë shumë të implikuar në jetët e tyre.
Akrepi
Një nga objektivat më të mëdha të baballarëve akrepa është që fëmijët e tyre të jenë sa më socialë dhe i inkurajojnë ata të marrin pjesë në çdo aktivitet jashtë shkollor. Ndonjëherë bëhen dominues dhe kjo mund t'i bezdisë pasardhësit tyre.
Peshqit
Për baballarët e shenjës së peshqve më e rëndësishmja nga të gjitha është liria e shprehjes dhe kreativiteti. Cilitdo qofshin interesat e fëmijëve të tyre, ata bëjnë të pamundurën ata i ndihmojnë për të ecur përpara sa më shumë që të munden. Një nga vlerat më të mëdha është respektimi i të tjerëve dhe fëmijët e tyre t'i marrin si shembull. Ndonjëherë ata harrojnë disa struktura strikte të të qenit prindër.
Peshorja
Pak baballarët e shenjës së peshores nuk ka rëndësi se për çfarë ka nevojë fëmija, ata i japin gjithçka që munden pa asnjë lloj hezitimi. Një nga vlerat e tyre më të mëdha është transparenca dhe ata bëjnë të pamundurën që t'i mësojnë fëmijët të flasin për gjithçka hapur.
Dashi
Baballarët dashë janë pasionantë, autoritarë e liderë të vërtetë dhe këto janë rrënjët e suksesit të fëmijëve të tyre. Ata mësojnë prej tyre si të jenë të përulur, të pavarur dhe të fokusuar tek objektivat. Ajo që nuk ju pëlqen të vegjëlve të tyre është kokëfortësia e herëpashershme dhe mungesa e durimit.
Virgjëresha
Baballarët e shenjës së virgjëreshës duan që fëmijët e tyre të jenë të pastër dhe të përkujdesur për veten. Ata bëjnë të pamundurën për t'iu mësuar edhe përgjegjshmërinë, por ndonjëherë e teprojnë me vrazhdësinë.
Luani
Luanët janë baballarë shumë krenarë për të vegjlit e tyre dhe i përkëdhelin tej mase. Ata duan që fëmijët të kenë një jetë më të mirë se ata dhe iu japin mësimet e vyera që i kanë nxjerrë vetë.
Shigjetari
Shigjetarët adhurojnë udhëtimet dhe aventurat e këtë gjë duan t'ua tejçojnë edhe fëmijëve të tyre. Duke u marrë me gjëra pasioni, ndonjëherë ata harrojnë gjërat thelbësore dhe edukatën elementarë të pasardhësve të tyre prandaj nuk janë ndër baballarët më të mirë.
Ujori
Ndonjëherë baballarët ujore kanë përshtypjen se janë miqtë më të mirë të fëmijëve të tyre. Ata janë të qetë dhe u marrin gjërat vijë duke mos qenë prindërit më të mirë të mundshëm, ata që këshillojnë sa më drejt dhe që mendojnë edhe për të ardhmen e largët. /A.S-Dritare.net

















