Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

5 filmat që duhet të shihni patjetër nëse jeni Luan!

5 filmat që duhet të shihni patjetër nëse jeni Luan!

Solarë, krenarë dhe kreativë, Luanët adhurojnë kur identifikohen me personazhin kryesor të një filmi. Në fakt nuk është shumë e lehtë që ata të gjejnë një vepër kinematografike që t’i prekë vërtet, prandaj ne kemi përzgjedhur 5 filma që vërtet do t’iu pëlqejnë.

5 filmat që duhet të shihni patjetër nëse jeni Luan!

''Little Miss Sunshine'' e Valerie Faris dhe Jonathan Dayto. Që në titull kuptohet përshtatje me shenjën, pasi astrologjia e lidh Luanin me Diellin. Të shkëlqejë, të bjerë në sy, të njihet, të duhet, të duartrokitet.., këto janë simbolikat e shenjës astrologjike. Paksa si Olive, vajza që e con familjen e saj në udhëtim në fundjavë për të marrë pjesë në një konkurs bukurie. Fiksimi i saj për arritje e për të qenë e para, përputhet me ambicion e luanëve.

5 filmat që duhet të shihni patjetër nëse jeni Luan!

''Pride and Prejudice'' e Joe Wright. Luanët njihen për krenarinë e tyre, por ndryshe nga sa mund të mendohet ata edhe falin me zemër. Në film tregohet historia e dashurisë së dy personave që gjithçka i ndalon të jenë bashkë. Nga njëra anë janë ndryshimet e tyre sociale e nga ana tjetër krenaria e tyre e tepruar.

5 filmat që duhet të shihni patjetër nëse jeni Luan!

''Laurence Anyways'' e Xavier Dolan. Ashtu si Dashët, edhe Luanët kanë ego. Mbi të gjitha dëshira për të qenë vetvetja është si mbijetesë për ta. Ky është edhe subjekti i filmit të Dolan. Ai tregon historinë e Laurences, një mësueseje që fillon të ndërrojë gjininë e saj në të tridhjetat. Ashtu si Luanët edhe ajo donte të ndriçonte e të ishte autentike. Por ky film është edhe një histori dashurie, çështje shumë e preferuar e shenjës së pestë në astrologji. Dashuria e Laurences për vetveten, e pranimit të vetes ashtu siç është, dashuria e ndërlikuar me Fredin, me të ëmën. Edhe muzika dhe fotografia do t’i mahnitë Luanët.

5 filmat që duhet të shihni patjetër nëse jeni Luan!

''Little Woman'' e Greta Gerwig. Aktorja irlandeze Saoirse Ronan është fiks si një Luan. E pavarur, me shumë pasione, të cilat do t’i ndajë me të gjithë, shkrimtarja tregon se qëllimi i shenjës së Luanit është të shkojë gjithmonë drejt asaj që e bën të lumtur, pavarësisht çdo lloj pengese. I gjithë filmi, me momentet e sakrificës dhe vështirësitë, do t’i mbajë personat e kësaj shenje astrologjike të mbërthyer pas ekranit.

5 filmat që duhet të shihni patjetër nëse jeni Luan!

''Dalida'' e Lisa Azuelos. Këngëtarja ikonike ishte Bricjap, por në vetvete mbante gjithë kontradiktat e një Luani. Ajo donte të dashurohej nga të tjerët, por jo dosido, donte të ishte e pavarur, por urrente vetminë, e mbi të gjitha kishte një pasion artistik të pakufishëm. Luanët në fakt si kjo këngëtare, janë diva, por pak e zbulojnë këtë të vërtetë. Në film tregohet jeta e këngëtares, vetmia e depresioni. Pas pamjes plot shkëlqim në publik fshihet eklipsi i plotë diellor. Luanët nuk duhet kurrsesi ta lënë pa e parë. /A.S-Dritare.net

5 filmat që duhet të shihni patjetër nëse jeni Luan!