Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

3 shenjat astrologjike që mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë!

3 shenjat astrologjike që mendojnë se kanë gjithmonë të

Personat e këtyre shenjave mendojnë se kudo dhe kurdo kanë të drejtë, por në fakt gabohen shumë. Ata janë kokëfortë dhe nuk duan të pranojnë asnjë këshillë. Ja cilat janë!

Akrepi. Kjo shenjë horoskopi është gjithmonë e bindur se ka të drejtë dhe është gati të përdorë gjithë talentet e manipulimit për ta bindur edhe tjetrin, sidomos kolegët. Nga ana tjetër akrepat as nuk i falin ata që ju vënë në dyshim atë që ata thonë.

Peshorja. Vështirë të kundërshtosh një person të kësaj shenje, pasi gjithmonë do e kthejnë situatën në atë mënyrë që të dalin sikur kanë të drejtë. Peshoret i arrijnë gjithmonë qëllimet e tyre me delikatesë dhe duke zgjedhur fjalët e duhura.

Luani. Është thuajse e pamundur të kesh të drejtë kur je në një debat me një luan. Ata nuk i pranojnë kurrë gabimet e madje kur thonë diçka këmbëngulin të thonë se e bëjnë për të mirën tuaj. Kjo shenjë zjarri është e bindur se e di cila është më e mira për ata që ka pranë. /A.S-Dritare.net