Të lumtur duhet të ndihen të gjithë ata që kanë pasur fatin të kalojnë kohë me gjyshet e tyre sepse si ato askush nuk të përkëdhel. Të gjitha janë të mira për nipërit e mbesat, por disa në veçanti janë më të ëmblat dhe më uniket. Kjo varet nga shenja që ato kanë në zodiak.
Gjyshja ujor: gjyshja perfekte. Ju duhet të jeni me fat që keni një si ajo pranë. Me të nuk do mërziteni kurrë, ajo është e sjellshme, të dëgjon përherë dhe kënaqet kur ju ka pranë. Kur nipërit e mbesat janë të vegjël ajo iu tregon përralla të këndshme, i shoqëron ngado dhe nuk lodhet asnjëherë. Nga ana tjetër kjo gjyshe iu mëson vlerat e vërteta dhe iu ofron njohuritë që ka. Sipas Dritare.net, këshillat e saj nuk kanë çmim dhe ajo di të zgjedhe përherë fjalët e duhura që të mbeten në kujtesë gjithë jetën. Gënjeshtrat, gjyshja ujor i pranon, por më pas japin këshillat e duhura për të mos tentuar më.
Gjyshja binjakët: gjyshja gazmore. Me të nuk mund të mërzitesh asnjëherë pasi është shumë argëtuese dhe është gati për çdo lloj aventure të re. Me nipërit dhe mbesat ajo nuk e ndien diferencën e moshës dhe luan pafundësisht me ta. Kjo gjyshe e shenjës së binjakëve di edhe t’iu mësojë atyre vlerat dhe parimet e jetës. Ajo lë çdo gjë tjetër mënjanë për t’iu përkushtuar të vegjëlve dhe për të lënë prindërit e tyre t’i përkushtohen më tepër punës.
Gjyshja gaforre: gjyshja e ëmbël. E dashur dhe e gatshme për të ofruar përherë kënaqësi ajo i përkëdhel gjithë kohës nipërit dhe mbesat e saj. Ndonjëherë bën edhe gjëra të tepruara vetëm që ata të ndihen mirë, prandaj dhe lidhja e tyre me të është përherë e fortë. Dëshira më e madhe e saj është ta shohë familjen bashkë dhe shpesh organizon dreka e darka ku t’i ketë të gjithë fëmijët pranë. Nëse ke një gjyshe gaforre je vërtet i bekuar nga qielli. /A.S-Dritare.net