Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

10 defektet e personave të shenjës së Demit

10 defektet e personave të shenjës së Demit

Në pamje të parë personat e shenjës së demit janë të thjeshtë dhe të këndshëm, por kur i njeh më mirë zbulon së kanë disa vese dhe të meta që i bëjnë shpesh të padurueshëm. Zbuloni 10 prej tyre.

1. Kokëfortësia ekstreme

Pseudonimi më i mirë për demat është "Kokëfortët". Vendosmëria është e mirë, por kur kalon në kokëfortësi, është një tjetër histori. Kur një person i kësaj shenje është i vendosur, asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë për të bërë atë që do.

2. Besimi i madh tek vetja

Demat nga ana tjetër duan të kenë gjithmonë të drejtë. Edhe kur dështojnë apo gabojnë ata e gjejnë një mënyrë për të privuar të kundërtën dhe për t'u justifikuar. Ato që iu sugjerojnë të tjerët? As që i marrin parasysh.

3. Mos reflektimi

Duke qenë shumë të vendosur në projektet që do ndërmarrin, demat kanë tendencë të veprojnë pa reflektuar. Problemi? Ata harrojnë gjithçka që kanë rreth e rrotull.

4. Mbajtja e inatit

Demat janë ndër më inatçinjtë e zodiakut. Nëse një i afërt i zhgënjen apo i tradhton ata do ja mbajnë këngë gjithë jetën dhe mund të hakmerren me ta.

5. Posesiviteti

Qoftë në çështjet me të afërmit apo me çështjet e tjera, demat janë shumë posesivë. Nga njëra anë kjo është e mirë pasi i mbrojnë të afërmit, por nga ana tjetër ndonjëherë mund të bëhet mbytëse.

6. Materializmi

Veshje të bukura, të shtrezja, cilësore... Demat duan gjërat çdo gjë perfekte dhe që të kushtojë. Aq të dhënë janë pas parasë saqë për të mund të bëjnë edhe gjëra të gabuara.

7. Xhelozia në dashuri

Demat duan të jenë unikë në sytë e partnerit dhe ky i fundit duhet të jetë vetëm për ta. Që dikush t;iu afrohet atyre këta persona nuk mund ta lejojnë kurrë. Kur kjo nuk realizohet xhelozia kalon çdo kufi.

8. Ecja drejt e drejt

Edhe pse në tërësi janë pragmatikë, mbajtja e këmbëve në tokë mund të jetë në dëm të tyre në disa raste. Shpesh ata nuk i kuptojnë gjërat që ju ndodhin pasi janë të drejtë.

9. Mungesa e finesës

Shumë të sinqertë, demat refuzojnë gënjeshtrat dhe hipokrizinë. Kur mendojnë diçka ata e thonë pa u menduar gjatë dhe ndonjëherë nuk tregojnë finesë.

10. Impulsiviteti

Nëse shumicën e kohës demat janë të qetë, ndonjëherë iu ndodh qe te inatosen aq shume saqë çdokush do preferojë t'iu largohet. Ata tregohen impulsive dhe nuk mendojnë më tutje. /A.S-Dritare.net