Na ndiqni edhe në

Shenja Juaj

10 defektet e personave të shenjës astrologjike të Dashit

10 defektet e personave të shenjës astrologjike të Dashit

Të përshkruar shpesh si persona atipikë dhe karizmatikë, te lindurit e shenjës së dashit nuk kanë një karakter aq të mirë sa duhet. Ata ose mund t'i adhurosh ose mund t'i urresh. Zbuloni 10 të metat e tyre më të mëdha.

1. Padurimi

Duke qenë shenjë zjarri, dashët nuk janë aspak të duruar. Kur gjerat nuk ju ecin si duhet ata mund të bëjnë edhe akte të palogjikuara.

2. Mosbesimi

Mos i thoni asnjëherë një dashi se e ka gabim pasi do pendoheni. Personat e kësaj shenje nuk i pranojnë gabimet dhe nuk kërkojnë këshilla pasi nuk kanë besim tek të tjerët.

3. Impulsiviteti

Nuk ka asnjë dyshim që dashët e kanë gjakun shumë të nxehtë. Për këtë arsye ata janë ndër më impulsivët. Personat e kësaj shenje veprojnë pa menduar dhe bëhen të padurueshëm.

4. Mungesa e taktit

Dashët janë shumë spontanë. Kjo mund të jetë edhe mirë edhe keq njëherësh. Duke shprehur gjithmonë atë që mendojnë ata mundet edhe të lëndojnë.

5. Dashuria e pakufishme për veten

Tejet krenarë, personat e shenjës së dashit e vlerësojnë shumë veten dhe mendojnë se janë më të mirët nga të gjithë. Duke pasur karizëm ata që i rrethojnë i adhurojnë dhe kjo i bën ata më egocentrikë.

6. Autoriteti

Dashët janë liderë të lindur. Ata nuk pranojnë që dikush t'iu thotë çfarë të bëjnë e tregohen teje autoritarë. Këto gjëra i acarojnë shumë të tjerët.

7. Egoizmi

Sërish ana e të qenit ne krye të vëmendjes është ajo që i penalizon. Duke qenë tejet egoistë ata acarohen kur gjërat nuk ju shkojnë ashti si i kishin menduar.

8. Idealizmi i tepruar

Me qëllim që të lërë të kuptojë se për të gjithçka është e lehtë dhe se ai është më i mirë se të tjerët, një dash gjithmonë zhgënjehet. Duke qenë naiv e duke menduar se çdo gjë lëviz mbi rrota atij nuk i shkojnë gjërat mirë.

9. Intoleranca

Kompromisi? Kjo gjë nuk bën pjesë në fjalorin e dashëve. Antokonformistë, rregullat e tyre rrallë herë janë të njëjtat me ato të të tjerëve. Për pasojë personat ë kësaj shenje nuk pranon që dikush të mos mendojë si ata dhe kjo i bën të patolerueshëm.

10. Ana provokuese

Kur një dash nuk është i kënaqur ai e bën të ditur këtë gjë dhe nuk heziton të bëjë çdo gjë që fjalët t'i besohen. Arma më ë fortë për t'u mbrojtur? Provokimi. Përballja me kundërshtarët nuk e frikëson, megjithëse jo në çdo rast dalin fitimtarë. /A.S-Dritare.net