
Hudhra është një produkt mjaft i shëndetshëm. Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i saj, janë të shumta. Ja disa prej tyre:
1. Ul presionin e lartë të gjakut
Keni presionin e gjakut të lartë? Shtoni një thelb hudhër në darkën tuaj. Hudhra ka efekt pozitiv në zemër dhe në enët e gjakut. Hudhra ul presionin e gjakut me 8%.
2. Pengon pickimin nga mushkonjat
Mushkonjat e ndjejnë aromën e hudhrës. Nëse ju lyeni lëkurën tuaj me hudhër, asnjë mushkonjë nuk do t’ju afrohet për t’ju pickuar.
3. E mirë për lëkurën
Hudhra përmban shumë antioksidantë, të cilët kanë një funksion anti-inflamator. Plus, hudhra gjithashtu ka veti antibakteriale, që do të thotë se ka një funksion dezinfektues dhe shërues. Kjo është arsyeja pse duhet t’i lyeni puçrrat me lëng hudhre.
4. Përmirëson sistemin imunitar
Hudhra është e mirë për sistemin imunitar. Studimet nga Universiteti i Mjekësisë në Maryland zbuluan se nëse hani çdo ditë një thelb hudhër, për 12 javë, përmirësoni ftohjen me 63%.
5. Pengon rënien e flokëve
Hudhra nuk lejon që të bien flokët. Ju mund ta aplikoni hudhrën në kokë, duke e aplikuar në flokë. Duhet të dini që hudhra nuk ndalon rënin gjenetike të flokëve, por mund të ndihmojë nëse ju bien flokët nga mungesa e vitaminës./L.F-dritare.net

















