
Anulohen dasmat në Kosovë, këngëtari i revoltuar: Virusi një lojë. S’do kem para as për vete, as për të tjerët!
Dritare.net
Në Kosovë, dasmat për këtë vit do të ndalohen për shkak të Covid-19. Kjo për shkak të rrezikut që sjell grumbullimi i shumë njerëzve dhe pamundësia për t’i kontrolluar organizime të tilla. Por nga kjo masë penalizohen shumë biznese. Restorante, kompani eventesh, një zinxhir njerëzish që punojnë për to. Një kategori janë edhe këngëtarët. Një prej tyre, Labinot Tahiri, është shprehur i revoltuar në rrjetet sociale. Ja çfarë shkruan ai:
“Ne si këngëtarë kemi marrë para, por i kemi harxhuar. A ma paguan mua shteti kredinë që e kam çdo muaj nga 2100 euro? Si kërkoni tatim kur nuk punoj një sezon? Janë 30 mijë punëtor që mbesin të papunë. Po me restorantet çfarë do të bëhet? Nesër do më dhimbset dikush, se nuk do të kem para që t’i dhuroj diçka për të cilën ka nevojë. Nuk ka pandemi, nuk ka virus, kjo është një shpëlarje që i bëhet trurit të popujve”.
Duket se jo të gjithë kanë qenë dakord me arsyetimin e këngëtarit. Komentuesit shprehen se mbi të gjitha, ka rëndësi shëndeti i njerëzve, dhe se organizimet e tilla në këtë moment, mund të sjellin pasoja fatale./L.F-dritare.net

















