Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë na mësuan këto gra dhe vajza gjatë karantinës!

Çfarë na mësuan këto gra dhe vajza gjatë

Tashmë vendi ka hyrë në një fazë të dytë dhe karantina sigurisht nuk është si në javën e dytë të marsit kur nisi izolimi i vendit. Këtë periudhë si të gjithë edhe njerëzit e njohur e kanë shfrytëzuar për të qëndruar bashkë me të dashurit e tyre në shtëpi. Por si e kaluan disa prej vipave karantinën?

Nëse keni ndjekur Arbana Osmanin, është e sigurtë që shprehja “nuk di të gatuaj”, është fshirë nga lista juaj. Përgjatë gjithë kësaj kohë recetat e librit të saj të fundit, i ka gatuar çdo ditë duke u dhënë të gjithëve sugjerime për ditët e karantinës.

Çfarë na mësuan këto gra dhe vajza gjatë

Iva Tiço po kështu, për çdo ditë ka ndarë me ndjekësit recetat e mrekullueshme të saj.

Çfarë na mësuan këto gra dhe vajza gjatë

E ndërsa Arbana dhe Iva me gatimet e tyre na bëjnë të shtojmë ndonjë kile, ekipi tjetër i vajzave përgjatë kësaj kohë kanë dhënë sugjerime se si të kujdesemi për trupin.

Çfarë na mësuan këto gra dhe vajza gjatë

Do t’ju kenë të gjithë zili për format, nëse përgjatë kësaj kohe do të keni ndjekur të paktën njërën nga këto vajza: Aulona Musta, Xhemi Shehun apo Orinda Hutën.

Çfarë na mësuan këto gra dhe vajza gjatë

Edhe nëse nuk keni lexuar asnjë libër gjithë jetës suaj, nëse përgjatë këaj kohe keni dëgjuar Mirela Kumbaron apo Arlinda Dudaj, është e sigurtë që diçka për librin do ta keni mësuar.

Çfarë na mësuan këto gra dhe vajza gjatë

Çfarë na mësuan këto gra dhe vajza gjatë

Për flokët, sidomos për vajzat me kaçurrela, Fatma Haxhialiu, ka qenë një këshilluese e mirë, se si t’ia dalim edhe pa parukieren tonë.

Çfarë na mësuan këto gra dhe vajza gjatë

Këto vajza dhe gra, kanë dhënë kontributin e tyre përgjatë kësaj kohe, secila në mënyrën e saj. Tashmë dalëngadalë po i rikthehemi normalitetit, ndërsa këshillat e secilës, do të vlejnë edhe pas Covid-19!/L.F-dritare.net