
Si e përjetoi ekipi mjekësor fazën e parë të epidemisë? Eksperienca e tyre një muaj larg familjes!
Dritare.net
Tashmë mund të quhet e mbyllur faza e parë e epidemisë së koronavirusit në vend. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një video në rrjetet e saj, ku një pjesë e stafit mjekësor, ka ndarë eksperiencën dhe përjetimet e tyre. Manastirliu shkruan se faza e parë, nga ekip mjekësor është përballuar me sukses.
“Pavarësisht pasigurisë nga e panjohura, rrezikut e frikës për vete dhe familjarët, mjekët, infermierët dhe i gjithë stafi i spitaleve që trajtojnë pacientët me Covid-19 kanë bërë një punë herioike në vijën e parë të betejës me armikun e padukshëm”, shkruan Manastirliu.
Mjekët shprehen se kjo eksperiencë ishte plot me të panjohura dhe sfida. Përreth gjatë gjithë fazës së parë, ata kanë qëndruar larg nga familjarët e tyre. Dëgjoni përjetimet e tyre./L.F-dritare.net

















