Receta më e shijshme e dimrit, kungulli i pjekur në furrë!
Dritare.net
Edhe përgatitja e tyre është mëse e thjeshtë.
Së pari lajeni me ujë të bollshëm pastrojeni mirë dhe ndajeni në dy pjesë të mëdha nëse është një kungull i madh.
Me anë të një luge pastrojeni me kujdes brenda duke larguar farat që i kanë në brendësi.
Pasi t'i keni pastruar të dyja pjesët nga farat prisni shumë feta të vogla në mënyrë që ta keni më të lehtë për t’i pjekur në furrë. I rendisni në tavë dhe vendosni në furrë me 250 gradë celcius. Lëreni maksimumi rreth 30 minuta, por shikojini me sy derisa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë.
I hiqni nga furra dhe lëreni të ftohen për 3-4 minuta, dhe mund t’i konsumoni direkt sepse në nxehtësinë që kanë nga furra janë tepër të shijshme. Sipas dëshirës mund t’u shtoni edhe sheqer gjatë pjekjes, por nëse është mjaftueshëm i pjekur vetë, kungulli nuk ka nevojë për sheqer sepse ka ëmbëlsinë natyrale. Nëse dëshironi ju sipër mund t'u shtoni edhe fruta të thata. Dritare.net ju sugjeron ta provoni sepse është një nga gatimet më të shijshme të kësaj stine./dritare.net