Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, udhëton më 13 korrik në Paris, Francë, për të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron.

Në samit do të marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Në fokus të takimit do të jetë koordinimi i mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Sipas njoftimit zyrtar, pjesëmarrja e kryeministrit Rama riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e vendit për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.

Më 14 korrik 2026, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare të organizuar me rastin e Festës Kombëtare të Francës.