Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qeveria e re e Kosovës, Kurti: Tani gjithçka është në dorë të Vuçiçit

Qeveria e re e Kosovës, Kurti: Tani gjithçka është në
Pas arritjes së marrëveshjes për qeverinë e re të Kosovës mes PAN dhe AKR, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai shkruan se përveç shpërbërjes së LAA, u shpërbë edhe koalicioni PAN. Sipas tij, hapja e Kuvendit dhe formimi i qeverisë janë në dorë të Vuçiç.

“AKR doli nga koalicioni LAA. Ky koalicion parazgjedhor edhe zyrtarisht u shpërbë dje. Apetitet nga njëra anë dhe pasiviteti nga krahu tjetër, e humbën edhe një shans shtesë pas atij të VLAN-it. Kot je pasiv që të mos bësh gabime, sepse pasiviteti është gabimi më i madh. Marrëveshjen me kryetarin e AKR-së nuk e bëri kryetari i PAN, por të tre kryetarët e tre partive të PAN-it (prej 12 sosh gjithsej) që kanë deputetë në legjislaturën e gjashtë. Koalicionet parazgjedhore të oportunizmit po shthuren. Po kthehemi te partitë, te përmasat e tyre, tek ato si masë. Pas marrëveshjes së mbrëmshme, konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi i qeverisë së re është lënë në dorë të Vuçiç. Shteti nuk është karrige. Shteti ka karrige. Por, ka edhe karrige pa shtet, karrige në kurriz të shtetit. Pushteti i varur nga Serbia, e var pavarësinë e shtetit. 26 vjet më vonë, 22 tetori i vitit 2017 po bëhet referendum i ri”, shkruan Kurti./L.P- Dritare.net