
Reforma Zgjedhore/ Ambasadori britanik: Duhet vënë Shqipëria e para që të arrihet dakordësimi!
E Hënë 1 Qershor 2020, 12:12
Dritare.net
Për mosarritjen e konsesusit për Reformën Zgjedhore nga politika shqiptare, ka reaguar edhe ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman.
Përmes një postimi në Twitter, Norman shkruan se, duhet vënë Shqipëria e para që të arrihet dakordësimi!
“Këshilli Politik u krijua për të sjellë në Shqipëri një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse në përputhje me kërkesat e ODIHR-it. Sot është dita për të vënë popullin e Shqipërisë të parin dhe për të gjetur dakordësinë e nevojshme për të çuar vendin përpara”, shkruan Duncan Norman./E.B-dritare.net

















