Rama thirrje Bashës: Të pres sot në 17:00. Mos bojkotoni Këshillin Politik!
E Mërkurë 22 Korrik 2020, 10:10
Dritare.net
Kryeministri Rama, i ka bërë një tjetër ftesë dy opozitave, të marrin pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Politik,në orën 17:00. Ai i bën thirrje, opozitës jashtëparlamentare, të mos e bojkotojë mbledhjen, por të jetë e pranishme për të vijuar dialogun mes tre palëve.
"Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese" shkruan Rama./L.F-dritare.net