Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama-Bashës: Mos bëj gabimet e së shkuarës, të refuzosh tryezat!

Rama-Bashës: Mos bëj gabimet e së shkuarës, të refuzosh

Kreu i qeverisë Edi Rama, pas mbledhjes së tij me opozitën parlamentare, ka apeluar ndaj kreut të PD, Lulzim Basha që të mos bëjë gabimet e së shkuarës dhe të refuzojë tryezat.

Rama ka thënë se PD s’mund të imponojë ekzistencën imagjinare të një parlamenti që ka të gjitha atributet për të çuar përpara funksionimin e procesit zgjedhor.

“I bëj apel Bashës, PD dhe të gjithë aleatëve të tyre që mos bëjnë gabimet e të shkuarës duke refuzuar tryezat dhe të vazhdojmë punën bashkë. Kuptohet nuk jemi të detyruar për të rënë dakord për të gjitha. Konsensus 100% është objektiv shumë realist, por mund të biem dakord për shumëçka. PS ka bërë të gjitha lëshimet, përpjekjet, nuk ka kërkuar atë që mund të kërkonte.

PD nuk mund të, mund të bëjë, por s’mund të imponojë ekzistencën imagjinare të një parlamenti që ka të gjitha atributet për të çuar përpara funksionimin e procesit zgjedhor. Të gjithë procesin politik. Jemi në rrugë shumë të mbarë. Kush vazhdon në këtë rrugë ecën mbarë.”- tha Rama./ I.M-Dritare.net