
Marrëveshja me Ramën, Hajdari: Ditë historike, unë jam premtimmbajtëse!
Dritare.net
Deputetja Rudina Hajdari ka folur pas marrëveshjes së opozitës parlamentare me kryeministrin Edi Rama.
Hajdari e ka quajtur këtë moment si një moment historik, ndërsa ka thënë se ajo e ka mbajtur premtimin e dhënë për lista të hapura.
“Ky është një hap përpara për demokracinë shqiptare. Po hedhim këtë hap sot në këtë ditë, për ndryshim. Ajo që është dukur para shqiptarëve si një gjë jo e mundur, eshte premtim i mbajtur. Premtimin e mbajta. Une unë jam premtimmbajtëse. Këtë e bëj me një përgjegjësi të lartë. Nëse jemi sot këtu falë qytetarëve. Kjo ditë historike, u bë një moment i rëndësishëm për Shqipërisë. U hodhën hapa drejt Demokracisë. I bëj thirrje opozitës jashtëparlamentare që t’i bashkohet këtij treni të së ardhmes.”,tha Hajdari./ I.M-Dritare.net

















