Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama mesazh ndërkombëtarëve: Do respektojmë marrëveshjen por edhe pëlqimin e shqiptarëve!

Rama mesazh ndërkombëtarëve: Do respektojmë

"Ne nuk do i ndalojmë koalicionet, por do i bëjmë si në Gjermani dhe në çdo vend të Evropës", tha kryeministri Rama sot nga Kuvendi. Ai u dërgoi një mesazh ndërkombëtarëve, të cilët kërkojnë të mos cenohet marrëveshja e 5 qershorit. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se parlamenti shqiptar është sovran, dhe përfaqësuesit e popullit do të marrin vendime që do të respektojnë edhe marrëveshjen e 5 qershorit, por edhe pëlqimin e shqiptarëve.

"U them miqve ndërkombëtarë që nga përfaqësuesja e SHBA, e cila u vendos në dispozicion me bujari dhe durim, hapi edhe derën e shtëpisë së saj, meqë parlamenti ishte godinë e papranueshme, të BE-së, të Britanisë, të cilët edhe personalisht e lehtësuan komunikimin në episodin e fundit, përsa kohë unë do të jem kryetar i PS-së, ku bëhet dialog shqip me përkthim dhe ambasada të huaja ashtu edhe zotin Ëadephul, është personalitet, më shumë mik me Bashën se me mua, por u them se parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe do të vendoset sikur mendojnë përfaqësuesit e popullit në këtë sallë dhe do të vendoset në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit nga njëra anë dhe në respekt të më shumë se 80% të shqiptarëve nga ana tjetër që duan të vendosin jo vetëm partinë por edhe deputetin. Këto të dyja janë një fakt me të cilën të gjithë miqtë dhe partnerët tanë duhet të jetojnë. Nuk do ta pengojë parlamentin që para mbylljes që të votojë një ndryshim historik, që u shërben shqiptarëve" tha Rama./L.F-dritare.net