
Listat e hapura, Rama-Hajdarit: Nuk e kemi pranuar për t'iu bërë qejfin, por sepse është një kërkesë e drejtë!
Dritare.net
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari tha sot në Kuvend, se nuk ka besim te kryeministri për hapjen 100% të listave. Nuk ka vonuar përgjigja e kreut të qeverisë, i cili në fjalën e tij u shpreh se pranuan listat e hapura jo për t’iu bërë qejfin opozitës, por sepse sipas tij, kjo është një kërkesë e drejtë.
“Keni kohë të reflektoni dhe të kuptoni se të dyja janë të lidhura bashkë, marrëveshja e 5 qershorit dhe marrëveshja për të pranuar legjitimitetin e nismës suaj, e cila për hir të së vërtetës ka mbështetjen e një shumice të madhe shqiptarësh.
Nuk e kemi pranuar për t’u bërë qejfin, por sepse është e drejtë. Në proces e vërteta është se keni arritur të sensibilizoni opinionin dhe nuk e kam problem, zonjës Hajdari, Ralfit, Murrizit, bravo ju qoftë. PS-së i takon që të dëgjojë qytetarët.
Ju e dini shumë mirë që kemi qenë vijimësisht këmbëngulës e kemi thënë që do e bëjmë këtë do apo jo PD, por ajo që e dallon sistemin demokratik dhe bashkëjetesën pluraliste nga një sistem kur vendos në parti është që duhet edhe të tërhiqesh, të bësh kompromise të pranosh cfarë nuk të pëlqen për hir të një interesi më të madh.
Zonja Hajdari ka firmosur dhe e di shumë mirë, se Damiani nuk është i besueshëm për ju, që deri në fund marrëveshja është penguar nga mosdakordësia për këtë pikë, e pasi topi shkoi në fushën e Bashës, u kthye në një kusht që mund ta kishte hedhur ne erë marrëveshjen.
Ka thënë që gjithçka që ka luftuar ishte teater, e nuk kuptohet pse iku nga Kuvendi nëse gjërat kanë qenë në rregull.
Basha pretendon se ne e pranuam se na i futën këmbët në një këpucë, unë vërtetë këpucën e djathtë e kam 46 por këmbën e majtë nuk ma nxë, kështu që e vërteta është që ne bëmë një lëshim shumë të madh, sepse kjo ishte rruga më e mirë për ta përfshirë PD në procesin politik. ”- tha Rama./L.F-dritare.net

















