Na ndiqni edhe në

Politikë

Rama-Hajdarit: Jam sulltan, nuk marr urdhra nga jeniçerët e Lulit!

Rama-Hajdarit: Jam sulltan, nuk marr urdhra nga jeniçerët e Lulit!

Gjatë një replike me deputeten e opozitës Rudina Hajdari, kryeministri Edi Rama, në lidhje me kërkesën e PD-së, drejtuar Kuvendit, për miratimin e Kodit Zgjedhor, u përgjigj se nuk merr urdhra nga jeniçerët e Bashës.

“Mos ki merak zonja Hajdari, ti e ke thënë vetë jam sulltan dhe nuk marr urdhra nga jeniçerët e Lulit, por duhet të përgatiteni të bëni lëshime e jo të shantazhoni Kuvendin. Ne jemi këtu zonja Hajdari, i dashur Myslim dhe gjithë ju për të dalë me dinjitet institucional nga kjo histori dhe frymë konsensusi politik i mirëkuptuar nga populli, jo për të marrë urdhra nga PD, as për të marrë urdhra nga ju sa për dijeni, jemi për të bërë tonën maksimalisht”- tha Rama./L.F-dritare.net