
Listat e hapura/ Hajdari-Ramës: Ndaje mendjen. Je me pakicën apo shumicën!
Dritare.net
Sot në foltoren e Kuvendit, deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, në fjalën e saj sërish u përqendrua te listat e hapura. Ajo shprehet se kjo është e vetmja mënyrë për t’u treguar shqiptarëve se politikanët duan që vendi të zhvillohet dhe të bëjë hapa drejt BE-së. Ajo iu drejtua kryeministrit, duke i thënë se duhet ta ndajë mendjen, nëse është me pakicën që nuk i do listat e hapura apo me shumicën. Nëse zgjedh mundësinë e parë, tha Hajdari, Rama do të humbë.
"Ne duhet të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me lista hapura. Ne kemi marrë përsipër ata qytetarë që duan lista të hapura, janë plot 78% që i duan këto lista. PS-ja të jetë e qartë nëse do të jetë pjesë e 10%, njerëzve që kanë degraduar Shqipërinë, si do të ecim përpara, do të jeni pjesë e këtyre 10%, apo do të bëheni pjesë e shqiptarëve dhe do i nderoni për të mbështetur hapjen e listave. Përmes mbështetjes që mund t'u japim sot shqiptarëve, u tregojmë se duam zhvillim, demokraci funksionale dhe një Shqipëri që të shkojë drejt BE-së. Edi Rama nëse sot do të jesh pjesë e asaj pakice do të jesh i humbur. Duhet të tregosh këtu se ti qëndron për atë pjesë të shumicës, të shqiptarëve që duan ndryshim në zgjedhjet e ardhshme”./L.F-dritare.net

















