Rama i përgjigjet Hajdarit për listat e hapura: Nuk besoj te efekti i tyre çudibërës!
Dritare.net
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama, iu përgjigj deputetet Hajdari në lidhje me listat e hapura. Nuk i druhem atyre, tha kreu i qeverisë, por sipas tij, listat e hapura kanë një sërë problemesh.
“Ju e dini mendimin tim për listat e hapura, unë nuk besoj te efekti i tyre çudibërës, ashtu sikundër mendoj se e listat e hapura e ndërlikojnë administrimin e votës, sepse në procesin e administrimit, sidomos të numërimit, të gjithë atyre vagonëve të trenave të koalicioneve, më e pakta që mund të thuash është se nuk është e lehtë. Por jam dakord me ju me një pikë. Po është e vërtetë, opinioni publik ka një bindje të përgjithshme se listat e hapura janë zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit. Listat e mbyllura shihen si kasaforta të mistereve, sekreteve dhe të gjitha të këqijave, ashtu sikur besohet gabimisht se po u hapën listat, kryetarët do të jenë noterë, por nuk është kështu. Nuk i druhem listave të hapura”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit./L.F-dritare.net