Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha: Rama shfrytëzoi pandeminë për të shkatërruar teatrin

Basha: Rama shfrytëzoi pandeminë për të shkatërruar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me teatrin.

Basha, përmes një postimi në Twitter shkruan se Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe të dhunës. Sipas kreut demokrat Basha ka shfrytëzuar pandeminë për të shkatërruar teatrin.

Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën!”, tha Basha./E.B-dritare.net