
Rama: Teatrin e shëmbën në 4:30 për të shmangur përplasjet me njerëzit!
Dritare.net
Në një lidhje live me studion e lajmeve të News 24, kryeministri Edi Rama, ka folur në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.
I pyetur se pse u shemb në orën 4:30 të mëngjesit, Rama tha se është bërë kjo zgjedhje nga policia, për të shmangur përplasjet me njerëzit.
“Policia ka për detyrë të zgjedhë metodën, kohën se si operon por logjika e thjeshtë ta do që në 4:30 ka më pak mundësi për t’u përplasur me njerëz të investuar për të krijuar përplasje, që aktrojnë si të dhunuar, si të goditur në të drejtat e tyre ndërkohë që janë dhunuesit, shkelësit shembullorë të të drejtës së gjithë të tjerëve. Nuk e di si mund të justifikohet uzurpimi i një godine publike për të bërë rezistencë ndaj rejgimit. Nuk e di se ku ndodh kjo?!”, tha Rama./E.B-dritare.net

















