
Kreu i Bashkisë Tiranë Erion Velija, në një lidhje direkte me emisionin “Top Talk”, ka folur për shembjen e teatrit dhe rindërtimin e të riut. Veliaj ka thënë se projekti për Teatrin do të jetë një super projekt si të gjitha të tjerat.
Ndërsa përsa i takon akuzave të kreut demokrat Lulzim Basha, Veliaj tha se i madh e i vogël e dinë që ai vë gjoba sa herë shikon një tender.
“Kjo nuk është hera e parë që kjo më ndodh mua. Çdo projekt i madh ka hasur kundërshti. Ata kanë qenë në çdo protestë kundër bashkisë. Është politike. Nuk e di pse e kanë këtë duf ndaj meje. Përgjigjen për dufin kundër meje dhe kryeministrit për të gjithë ata që i kam ndihmuar dhe personalisht por nuk jam këtu për të përmendur ato e jep më së miri Konica, ne shqiptarët shkojmë shumë gjatë, por një gjë që bëjmë është se nuk e falim suksesin. Projekti për Teatrin do të jetë një super projekt si të gjitha të tjerat. Ata që sulmuan do të jenë të parë që do të kërkojnë bileta për premierë. Dhe do të shuajnë çdo status nga interneti sepse do tu vijë turp”, tha Veliaj.
Gazetari: Do ketë ndërtime dhe kulla pas Teatrit?
Kjo është një tezë e përdorur nga PD për të vendosur gjoba sa herë që shikon një tender.
Interesi i tyre kur thonë po aty mbrapa bashkisë ca do të bëhet, hotel me 5 yje, këta nuk kanë interes për Teatrin por thonë kush do të fitojë këtu një tender ti vëmë gjobë. Arsyeja pse PD ska për ta mundur kurrë Ramës është se do të vërë gjoba.
Fakti që këta flenë gjumë për punë publike si teatri dhe rrinë zgjuar për punë të tjera kjo tregon se nuk kanë interes teatrin sepse skanë pikë lidhje me teatrin.
Gazetari: Akuza shumë të rënda zoti Veliaj?
Ore Denis, që ma the disa herë këtë e di çdo fëmijë në klasë të parë që Luli vë gjoba. Thjesht mos u skandalizo aq shumë sepse kjo është një gjë që dihet publikisht këtë e di i madh dhe i vogël./E.B-dritare.net

















