Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Edhe pak ditë dhe baret e restorantet do të qëndojnë hapur dhe pas orës 21:00!

Rama: Edhe pak ditë dhe baret e restorantet do të qëndojnë

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për masat lehtësuese të pandemisë ku tha se edhe pak ditë baret dhe restorante do të qëndrojnë hapur dhe pas orës 21:00 në zonat e kuqe. Ndërsa për zonat e gjelbra Rama tha se mund të qëndrojnë hapur.

“Deri në orën 21:00 është e lirë lëvizja pa autorizim dhe lokalet dhe restorantet në zonat e tjera mund të rrinë hapur dhe përtej orës 21:00. Në zonat e kuqe dhe për pak ditë do rrinë hapur deri në 21:00 dhe pastaj dhe më gjatë gjithmonë duke shërbyer jashtë jo brenda”, deklaroi Rama.

Sa i takon ekonomisë, Rama tha se do të ketë rimëkëmbje vitin e ardhshëm.

Ne do të kemi një periudhë rezistence deri në shtator. Do të mbledhim të gjitha forcat dhe do të marrim vrull deri në fund të vitit dhe viti i ardhshëm do jetë një vit më i mirë se ç’kishim situatën para se të vinte COVID”, tha Rama./E.B-dritare.net