Në Panairin e Librit, nuk mund të rrish kurrsesi indiferent ndaj librave të shfaqur në stendën e Botimeve Livning. Një sërë titujsh të rinj vijnë enkas për këtë panair dhe për të gjithë dashamirësit e librit. Living sjell historitë më të bukura romantike, histori jete, histori frymëzuese dhe mjaft domethënëse, prej të cilave ka shumë për të mësuar.
Për romantikët, Living sjell historinë e dashurisë, “Të pafajshmit”. Autorja italiane Paola Calveti, prezanton një personazh shqiptar, Dasha, e cila është lindur e rritur në Shqipëri, prej ku lind edhe historia e dashurisë.

Nën logon e Living gjeni nobelisten Gracia Deleda apo shkrimtarë të tjerë fitues të çmimeve në botë. Një tjetër autore bestseller ndërkombëtare, është Deeanne Gist, e cila vjen nga Living me “Vajza e Tifanisë”.

Po kështu, për herë të parë për panairin, Botimet Living sjellin “Shantaram”, një vepër madhështore nga Gregory David Roberts. Bazuar në historinë e vërtetë dhe jetën e autorit, ky roman është pa dyshim prezantimi i parë i denjë i një zëri të jashtëzakonshëm në letërsi.
Për adhuruesit e librave policeskë, vjen libri i Daniel Silva me titull, “Çështja Karavanxho”. Një mision i rrezikshëm për të gjetur kryeveprën e zhdukur dhe vrasësin e ish agjentit.

Libra të tjerë, që mund t’i gjeni vetëm te Botimet Living janë : “Amelia, vajza që nuk do të ekzistonte”, nga Cathy Gohkle, “E fshehta e shëronjëses”, nga shkrimtarja gjermane Sabine Ebert, “Pas dyerve të mbyllura”, nga B.A. Paris, “Girlboss”, nga Sofia Amoruso.

Ndërsa për ata që duan të mësojnë artin e gatimit, Botimet Living sjellin librin më të mirë, “Në kuzhinën e Lindës”. Nga antipastat te pjatat e para, nga mishi te peshku, perimet dhe ëmbëlsirat. 150 receta nga Linda Fishta, që do t’ju thjeshtojnë jetën dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.
E pasi t’i keni blerë të gjitha për vete, mos harroni fëmijët tuaj. Living sjell “Gëzuar ditëlindjen Pepa”, libri që do t’i argëtojë më së shumti.
Përfitoni nga uljet, blini për vete dhe për njerëzit tuaj. Dhurata më e vyer e këtij fundviti, mund të jetë një libër, që të ndryshon jetën. Sepse duke lexuar do të mund të jetosh mijëra jetë”./Dritare.net