
Kërkesat e çuditshme të protokollit gjerman për vizitën e Merkel!
Dritare.net
1-Lutemi që zoti Rama mos të dalë me çitjane!
2-I lutemi zotit Rama mos te tregojë histori me komunizëm, si ka vuajtur, apo me talebanë të kuq, se kancelarja e njeh mirë atë sistem pasi ka qenë anëtare e rinisë komuniste!
3-Jepini ndonjë lek Tit Vasilit që mos të bëjë statuse për revolucion atë ditë.
4-Derisa të largohet Merkeli, bisedoni me Lulin që mos të bëjë komente Tritan Shehu se do ngatërrohet dynjaja.
5-Do t'i luteshim zotit Meta mos të vinte këngë të Ylli Bakës në oborrin e presidencës paradite, në kohën kur do të kalojë makina e kancelares.
6-Zoti Berisha mos të bëjë statuse nostalgjike sesi Shqipëria në kohën e tij ishte e dyta pas Gjermanisë dhe gati na mori vendin e parë. Ky është një nga njollat e qeverisjes Merkel, e cila e vuan shumë këtë fakt.
7-Zoti Basha mos flasë fare se kemi qejf të duket si filozof.
8-Se fundmi, lutemi që zoti Veliaj mos t'i japë çelësin e Tiranës pasi kancelarja vuan nga hernia./dritare.net

















