Na ndiqni edhe në

Arkiv

Një koment për finalistët e Festivalit të 58-të në RTSH!

Një koment për finalistët e Festivalit të 58-të në
Mbrëmë u transmetua nata e dytë e Festivalit të 58-të në RTSH. Prezantuesja Alketa Vejsiu, e hapi festivalin duke thënë se i ka lexuar të gjithë sugjerimet e publikut, ndaj në dy netët në vijim, do t’i mbajë parasysh. Dhe në fakt e mbajti fjalën.

U mundua të flasë më ngadalë, ndonëse e parapriu se për të është shumë e vështirë. Një tjetër kritikë, e ndjekësve të festivalit, ishin “minutat të shkuara kot” duke folur shumë, dhe duke zbehur vëmendjen nga këngët konkurruese. Ndaj, në natën e dytë, pa shumë fjalime, nisën këngëtarët garues. Në tërësi, nata e dytë bënte diferencën nga nata e parë. Duhet thënë se organizimi në natën e dytë la një shije të mirë të publiku. Përveç finalistëve. Siç ndodh shpesh,  në kompeticione të përmasave të tilla, dhe sidomos kur bëhet fjalë për të na përfaqësuar në skenat evropiane, jo të gjithë bëhen në një mendje. Si në këtë rast.

Finalistët:

Tiri Gjoci

Gena

Alberie Hadërgjonaj

Olta Boka

Robert Berisha

Elvana Gjata

Bojken Lako

Arilena Ara

Sara Bajraktari

Kamela Islamaj

Era Rusi

Valon Shehu

Në komente, ajo që vihet më së shumti re, është skualifikimi i Uendi Mancakut dhe Kanitës, dy vajza të reja.

“Këngëtarët e rinj, të pavlerësuar”, shkruan një komentuese.

Për Kastro Zizon, jo në listën e finalistëve, finalja në festival është thjeshtë një statistikë.

Stresi shkroi se finalja për të  është përkrahja e publikut, gjë të cilën ai dhe Eli Fara,  e kanë arritur.

Ndërsa shumë janë shprehur skeptikë, për këngën e Robert Berishës, nëse në të vërtetë e meritonte të ishte në finale, ai dha këtë përgjigje.

Finalja e festivali do të mbahet të dielën.  Fituesi vlerësohet në bazë të një sërë kriteresh, duke nisur nga kënga, zëri, dhe aftësia për të zotëruar skenën, dhe për të performuar live. Deri atëherë le të shpresojmë, se juria do të zgjedhë atë që nuk i mungon asnjë nga këto kritere./L.F-dritare.net