
Me siguri më shumë se çdo vit tjetër, bregdeti shqiptarë do mbushet me turistë vendas. Sezoni i plazhit ka nisur, dhe nëse ende je në mëdyshje se ku t'i rezervosh pushimet këtë verë ju sugjerojmë një ide: Në Vlorë, ku tjetër!

Qyteti që është zgjedhja e shumë vipave shqiptarë.




Pamjet që të kënaqin syrin.

Uji kristal, herë blu e herë jeshil. Shumë kush ka zgjedhur të zbulojë më shumë gjire përmes jahteve.

Së fundmi Rezarta Shkurta dhe Aulona Musta së bashku me familjen e tyre, po shijojnë pushimet më Vlorë.


Një zgjedhje e çifteve, por jo vetëm.



Vlora është një zgjedhje e përkryer edhe për familjet.

Ndaj moderatorja Julka Gramo së bashku me familjen e saj pushimet po i kalojnë në këtë qytet.


Por mos kujtoni se Vlora ka veç detin e mrekullueshëm, Lungomaren për të shijuar pasditet e perëndimin.


Ka Tragjasin , fshatin Vajzë, Nartë, e një mijë e një vende. E nëse merrni rrugën të shkoni, hidhini një sy sugjerimeve të mëposhtme./L.F-dritare.net

