Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

Dhurata Thanasi e Lugës së Argjendtë ka renditur 10 arsye pse të gjithë duhet ta vizitojmë Vlorën. 10 arsye pse s’duhet të dalim jashtë, por të shkojmë në Vlorën e bukur. Jo vetëm te deti, por s’duhet humbur ajo pjesë e Vlorës, që është plot histori, natyrë magjike, burime të ujit të ftohtë, ushqime bio etj.

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

Mos i humbisni sugjerimet e Dhurata Thanasit!

1. Një ndalesë në fshatin e bukur Vajzë, dhe për të vizituar shpellat e Vajzës

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

2. Një ndalesë për të vizituar Parkun arkeologjik Plloçë, Amantia.

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

3. Një vizitë në fshatin e Bratajt për të parë urën e lashtë të Bratajt

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

4. Kush ka makina fuoristrada mund të vazhdojë në Buronjat e Kuçit ku mund të sodisë natyrën e magjishme dhe burimet e ujit të ftohtë ku rritet trofta dhe ku mund ta konsumojë në të paktat gjellëtore lokale.

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

5. Vizitë në Kalanë e Kaninës, ku diapazoni i pamjes së gjerë nuk një limit dhe do t’ju japë mundësi të fotografoni nga Selenica, Babica dhe Narta deri në Karaburun. Më pas një kafe në kafenene e fshatit, ku përveç detit do të sodisni dhe plantacionet e mbushura me ullinjtë kalinjotë, ndër kultivarët më të mirët shqiptare.

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

6. Vizitë në Parkun Natyror të Lagunës së Nartës ku mund të sodisni veçantinë e kriporeve të Nartës dhe po patët fat dhe fotografoni flamingot e zonës.

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

7. Vizitë në Manastirin e Murgjëve të Zvërnecit dhe hiking ose shetitje me bicikleta në “kurrizin” e kodrave pas Manastirit ku shihni pamje mbresëlënëse për fotografët dhe jo vetëm.

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

8. Alpinizëm nga Tragjasi i Ri në Tragjas të Vjetër, ku përveç rrënojave prej gurit të shtëpive të fshatit të Vjetër mund të prenotoni dhe të hani në restorantin më organik të zonës, atë të Sofos (byrekë, djathë të njomë, lakra me të egra, mish qengji dhe keci). Pamje dhe ajër i pastër.

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

9. Vizitë në lagjen më të vjetër të qytetit të Vlorës, Muradie, e cila sapo është restauruar.

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

10. Vizitë dhe një super kafe në Kuzum Baba ku do të shihni gjithë Vlorën në pëllëmbë të dorës. Ku mund të hani dhe blini ushqime.

10 arsye pse duhet vizituar Vlora, nga Dhurata Thanasi!

- Restorant BUJARI në pedonale (super ushqim dhe fantazi e shefit, i cili rikthen receta me produkte të territorit në një perceptim personal). (Cel: 069 553 7476??)
- Restorant IDEAL në zonën e përgjatë detit (restorant që përdor kryesisht produkt shqiptar dhe kuzhinë internacionale) tel: 033 207 000
- Restorant dhe piceri AMANTIA. Përpara tunelit (Restorant/Piceria e parë në Vlorë që nga 1997, i cili ka bërë historinë e restauracuonit të këtij qyteti) cel: 069 216 9507
- Restorant Mandarinë i drejtuar nga shef Aldo Mehmeti. Cel: 033 410 000
Ku mund te blini
- Market 2D (i furnizuar me produkte te zgjedhura por dhe produkte te cilësisë së lart? të agropërpunimit tipik shqiptar. Cel: +355 69 487 3867
- Verë Vlosh dhe Orange wine nga Kantina Balaj (mund dhe ta vizitoni) cel: 069 295 5247/dritare.net