
Unë i pashë 5 terroristët që goditën kullat binjake në SHBA! Flet gazetari Skifter Këlliçi
Dritare.net
Gazetari dhe shkrimtari Skifter Këlliçi i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv rrëfeu një nga ngjarjet që tronditën botën më 11 shtator 2001, sulmin terrorist mbi kullat binjake në SHBA. Në atë kohë gazetari punonte si security në aeroportin e Bostonit. Unë thotë gazetari i pashë 5 nga 10 terroristët që rrëmbyen një nga avionët që sulmuan kullat binjake. Mes viktimave ishin dhe tre shqiptarë, të cilët shkrimtari i ka futur personazhe në librin e tij “Shtatori i gjëmës së madhe”
“Unë jam larguar nga Shqipëria në vitin 1999. Kur ika, dhashë një intervistë të fundit në Radio Tirana. “Unë po shkoj në Amerikë dhe nuk besoj të shkruaj sepse do të kem një jetë tjetër, atë të një emigranti dhe s’kishte lidhje me letërsinë. Dhe në fakt kështu ndodhi. Unë punova security në Aeroportin e Bostonit. Nuk kisha as kohë. Por ngjarjet e 11 shtatorit 2001, unë i përjetova në këtë aeroport. Sepse në mëngjesin e 11 shtatorit unë do shkoja në një mbledhje me drejtuesit e kompanisë. Gjatë pritjes kam parë pasagjerë të rinj dhe 5 arabë që u futën të buzëqeshur sikur po kalonin për të shkuar në një dasmë. Më vonë unë mora vesh që ata ishin 5 nga 10 terroristët që rrëmbyen një aeroplan dhe ky kryesori, një djalë i ri i buzëqeshur ishte Mohamed Atta, me profesion arkitekt. Ai drejtoi njërin nga aeroplanët që goditi njërën nga kullat binjake. Kur lexova se midis 3 mijë pasagjerëve viktima ishin dhe 3 shqiptarë që u vranë në kulla, ato personazhe unë i futa në një roman që shkrova në 2010-ën, “Shtatori i gjëmës së madhe” kushtuar tre shqiptarëve, por natyrisht personazhe janë edhe 3 arabët terroristë.”, thotë gazetari në DritareTV./K.C/dritare.net

















