Na ndiqni edhe në

Bota

Twitter etiketoi statuset e tij potencialisht mashtruese. Trump firmos urdhrin ekzekutiv që lejon të padisësh rrjetet sociale

Twitter etiketoi statuset e tij potencialisht mashtruese. Trump firmos urdhrin

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon heqjen e disa prej mbrojtjeve ligjore të dhëna për platformat e mediave sociale.

Ai tha se kompanitë kishin "fuqi të pakontrolluar" për të censuruar dhe modifikuar pikëpamjet e përdoruesve.

Trump akuzoi platformat e mediave sociale se kishin "fuqi të pakontrolluar" ndërsa nënshkroi urdhrin.

Twitter etiketoi statuset e tij potencialisht mashtruese. Trump firmos urdhrin

Urdhri pritet të përballet me sfida ligjore.

Ekspertët ligjorë thonë se Kongresi Amerikan ose sistemi gjyqësor duhet të përfshihen për të ndryshuar kuptimin ligjor aktual të mbrojtjeve për këto platforma.

Trump ka akuzuar rregullisht platformat e mediave sociale për shtypjen ose censurimin e zërave konservatorë.

Të mërkurën, ai akuzoi Twitterin për ndërhyrje në zgjedhje, pasi në një status të tij u etiketua nga Twitter si potencialisht mashtrures./E.B-dritare.net

Twitter etiketoi statuset e tij potencialisht mashtruese. Trump firmos urdhrin