The Times rendit Shqipërinë mes 22 destinacioneve më të mira për të shijuar verën këtë vit: Surpriza e Mesdheut!
Dritare.net

The Times rendit 22 vendet më të mira për të shijuar diellin e verës. Nga plazhet e Mesdheut te peizazhet malore tropikale, ky udhëzues ofron destinacione për çdo shije.
Mes vendeve të përzgjedhura, Riviera Shqiptare shfaqet si një perlë e Mesdheut. The Times e rendit Shqipërinë në vendin e 6-të nga 22 destinacionet më të mira. Artikulli përmend edhe vende të tjera si Italia, Franca, Spanja, Portugalia, Greqia, Turqia, India, Kenya dhe Meksika, duke theksuar se secili destinacion ofron një përzierje të diellit, natyrës dhe kulturës, ideale për pushime verore.
Për Shqipërinë, The Times sugjeron që vizitorët të zgjedhin plazhet më të qeta dhe ishujt pranë Ksamilit për të shmangur turmat, duke shijuar një eksperiencë autentike dhe të përballueshme mesdhetare.
Ja çfarë shkruan The Times për Shqipërinë!
“Riviera Shqiptare shpalos një seri gjiresh të çrregullta që duken si Mesdheu para se të fitonte famë. Dy qytetet kryesore të saj të pushimeve janë Durrësi dhe Saranda, por gjatë kulmit të verës, më mirë vizitoni Ksamilin dhe ishujt e tij për të shmangur fluksin e pushuesve që bëjnë udhëtime ditore nga Tirana. Shumë pranë është edhe Butrinti, një qytet i lashtë i listuar nga UNESCO dhe vetëm një nga mrekullitë historike që mund të gjeni përgjatë kësaj bregdeti.”/K.C/dritare.net