Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Skandal/ Deputeti shqiptar: Robert Ndrenika, Mariana Kondi e të tjerë artistë, më mirë të vdesin!

Skandal/ Deputeti shqiptar: Robert Ndrenika, Mariana Kondi e të tjerë

Çështja e Teatrit Kombëtar është rikthyer në temën e ditës në vendin tonë, ku përplasjet pro dhe kundër shembjes së TK janë intensifikuar ditët e fundit, pasi qeveria ka vendosur që trualli i Teatrit të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Dhjetëra artistë, mes tyre edhe ndër më të mëdhenjtë që ka aktualisht vendi ynë kanë nënshkruar një peticion ku kërkohet ndërtimi i Teatrit të ri, menjëherë dhe pa debate politike.

Por, një reagim skandaloz mund të quhet reagimi i deputetit Erion Picari, që hyri në kuvend pas diegies së mandateve nga PD, dhe ka qenë edhe ish-kandidat i PD për kryetar për ballë Lulzim Bashës në zgjedhjet e 2017 në PD.

Picari, kalon në akuza deri në urime për vdekje të aktorëve të mëdhenj siq janë Robert Ndrenika, Mariana Kondi, apo Visar Zhusti.

Në një postim në facebook, deputeti shkruan:

Skandal/ Deputeti shqiptar: Robert Ndrenika, Mariana Kondi e të tjerë

ARTISTËT E KOMUNIZMIT

“Nje komunist i mire eshte nje komunist i vdekur”, thoshin revolucionaret e viteve ‘90 në Europën Qëndrore dhe Lindore. Nuk e di se cfare donin të thonin njerezit ne ate kohe, por sot kuptohet se kjo specie nuk ndryshon lehte nga rruga i idealeve te gabuara. Ajo farë që mbajti gjallë propagandën e diktaturës nuk e ka për turp të mbështesë një diktator të ri. Krahas komunizmit kanë të përbashkët një kompleks ndaj Tiranës para se ata të bëheshin pjesë...

Edhe pse Picari është deputet, dhe ka të gjithë instrumentet të reagojë si një institucion, ai ka zgjedhur një gjuhë që ne besojmë për askënd nuk është e përshtatshme, pavarësisht qëndrimeve të Nderit të Kombit, dhe Artistit të Merituar Robert Ndrenikës, e të tjerëve. / I.M-Dritare.net