Si e futa gjuhën shqipe në qendrën spitalore të Shkupit! Flet Arben Taravari!
Dritare.net
Arben Taravari ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë në vitin 2017 përreth 100 ditë, deri kur fitoi zgjedhjet për kryetar të komunës së Gostivarit. Gjatë kësaj kohe si ministër, zoti Taravari dha një kontribut të jashtëzakonshëm në futjen e gjuhës shqipe krahas asaj të maqedonishtes, në qendrën klinike Nënë Tereza në Shkup.
"Unë kam shërbyer si ministër i shëndetësisë në vitin 2017, vetëm për 100 ditë. Por në këto ditë arrita të vendos edhe gjuha shqipe në qendrën klinike Nënë Tereza në Shkup. E shikoja si të nevojshme vendosjen e gjuhës shqipe pasi në këtë qendër klinike ka mjaft pacientë shqiptarë, nga Shqipëria apo Kosova. Jam shumë krenar për këtë lëvizje. Pas 100 ditëve dhashë dorëheqjen pasi kandidova për kryetar të komunës së Gostivarit, e dyta më e madhja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pas Tetovës dhe e fitova këtë garë.
Në Maqedoninë e Veriut nuk mund të mbahen dy pozicione paralelisht kështu vendosa të heq dorë nga Ministria e Shëndetësisë dhe u ktheva në qytetin tim. Gjeta një përkrahje të jashtëzakonshme edhe pse nuk isha marrë gjatë me politikë. Një parti maqedonase dhe partia e zotit Ahmeti kishin një kandidat të përbashkët dhe unë isha përballë tyre, si një figurë anonime në politikë. Ishte koha kur kryeministri Zaev ishte në kulmin e karrierës së tij dhe gjithë kohën e fushatës e kaloi në Gostivar për të mbështetur kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ndaj Fitorja ime ishte befasi për të gjithë, por bashkëqytetarët më kanë mbështetur.", u shpreh zoti Taravari në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV./L.F-dritare.net