
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive me Covid-19 dhe gjendja në Infektiv
Dritare.net
Sot vendi ynë ka regjistruar sërish shifra të larta të rasteve me koronavirus dhe humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, në 24 orët e fundit janë regjistruar 93 raste të reja pozitive me Covid-19 dhe 4 vdekje.
Por si është shpërndarja gjeografike e rasteve aktive dhe si paraqitet gjendja në spitalin Infektiv, ku po marrin trajtim pacientët?
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve është si më poshtë:
Tiranë 591
Durrës 229
Shkodër 178
Vlorë 120
Lezhë 68
Fier 42
Kukës 41
Korçë 34
Elbasan 33
Berat 25
Gjirokastër 22
Dibër 18
Ndërsa gjendja në Infektiv, aktualisht janë të shtruar 72 pacientë në spital, 8 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë./E.B-dritare.net

















