Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Manastirliu: Ja rregullat që duhet të ndiqni për pushime të sigurta!

Manastirliu: Ja rregullat që duhet të ndiqni për pushime të

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka apeluar që qytetarët që ndjekin rregullat dhe masat antiCovid-19, për një sezon turistik të sigurt.

Manastrliu ka ndarë një video të rregullave që secili nga ne duhet t'i ndjekë. Shikojini më poshtë rregullat!

Manastirliu: Ja rregullat që duhet të ndiqni për pushime të

1. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

2. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 metër.

3. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërish maskë.

4. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjienën.

5. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

6. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

7. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjienën vetjake.

8. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin./E.B-dritare.net