Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sekreti i Sazanit që dikur ruante kufijtë, sot kyç për NATO-n

Sekreti i Sazanit që dikur ruante kufijtë, sot kyç për

Ishulli i Sazanit, një pikë strategjike me një histori të pasur, vazhdon të jetë një aset me rëndësi jetike për sigurinë e vendit, duke kaluar nga roli i mbrojtësit të kufijve kombëtarë në një pikë kyçe për strukturat e NATO-s.

Në një kthim pas në histori, Dionis Andoni, ish-ushtarak, Kapiten i Portit të Vlorës theksoi se shërbimi në Sazan nuk duhet ngatërruar me mbrojtjen e regjimit diktatorial, por me aktin sublim të patriotizmit për mbrojtjen e atdheut. Sipas zotit Andoni, ata që shërbyen aty ishin të gatshëm të sakrifikonin jetën për të garantuar paprekshmërinë e kufijve të Shqipërisë.

"Kufijtë e Shqipërisë qëndronin të paprekshëm nga kushdo dhe cilido," u tha gjatë fjalës së tij, duke e diferencuar qartë mbrojtjen e sovranitetit nga mbrojtja e një sistemi politik. Zoti Andoni tha se në atë kohë, sistemi njihej si "demokraci popullore" dhe jo thjesht si diktaturë. Rëndësia e Sazanit nuk i përket vetëm të shkuarës.

Sekreti i Sazanit që dikur ruante kufijtë, sot kyç për

Përkundrazi, vlera e tij strategjike është po aq e madhe edhe në ditët e sotme, veçanërisht në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

"Edhe sot qëndron mjaft i rëndësishëm për kushtet e NATO-s. Në çdo lloj strukture ushtarake, Sazani ka vlerat e saj," u theksua, duke nënvizuar se pozicioni i tij gjeografik i jep një rol të pazëvendësueshëm në arkitekturën e sigurisë rajonale. Në përfundim, zoti Andoni bëri thirrje për ruajtjen e traditës dhe vlerësimin e sakrificave të atyre që luftuan për lirinë e atdheut.

"Pushtetet janë të lëkundshme, atdheu është një," ishte mesazhi përmbyllës, duke lënë një apel të fortë për unitet dhe kujtesë kombëtare./L.F-dritare.net