Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Jeta jonë në Sazan. Flasin ish-banorët e ishullit!

Jeta jonë në Sazan. Flasin ish-banorët e ishullit!

Në një udhëtim të mbushur me emocion, mall dhe nostalgji, një grup ish-ushtarakësh që i kanë kushtuar një pjesë të jetës së tyre shërbimit në ishullin e Sazanit, u rikthyen për të përkujtuar 81-vjetorin e çlirimit të tij.

Jeta jonë në Sazan. Flasin ish-banorët e ishullit!

Të shoqëruar nga familjarët, ata ndanë kujtime të pashlyeshme nga vitet e rinisë, sakrificat dhe shoqërinë unike që i lidhi përgjithmonë me këtë avanpost strategjik të Shqipërisë. Udhëtimi me anijen "Oriku" të Forcave Detare nisi me ogure të mira.

Për shumë prej tyre, ky ishte një rast për t'u ritakuar pas dekadash, si dy shokë të vjetër që nuk ishin parë prej 30 vitesh, duke e bërë udhëtimin edhe më të veçantë. Në bord, komandanti i anijes, Kapiten Lejtnant Emilian Zaçe, siguroi se pavarësisht motit jo plotësisht të kthjellët, ekuipazhi ishte i përgatitur për çdo situatë, duke theksuar se kishin kryer misione në kushte shumë më të vështira. Ai foli për rolin kyç të Forcave Detare në operacionet e kërkim-shpëtimit dhe asistencën ndaj anijeve turistike, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Jeta jonë në Sazan. Flasin ish-banorët e ishullit!

Zemra e këtij udhëtimi ishin rrëfimet e ish-oficerëve. Arta, njëra prej bashkëshorteve, kujton me mall rininë e kaluar në ishull.

"Ndjeva një mall dhe një nostalgji si gjithmonë kur vemi në Sazan," tha ajo.

Ajo tregoi për pasionin e saj për notin dhe shoqërinë e ngushtë që e karakterizonte jetën atje, një komunitet ku të gjithë ishin si një familje e madhe. Bashkëshorti i saj shtoi se jeta në Sazan kërkonte sakrifica të mëdha, duke përfshirë edhe ndarjen nga familjarët për periudha të gjata, por puna dhe përkushtimi ishin të palëkundur.

Jeta jonë në Sazan. Flasin ish-banorët e ishullit!

Një tjetër histori prekëse ishte ajo e një ish-ushtaraku, dy fëmijët e të cilit kishin lindur në Sazan. Ai tregoi se si e gjithë shoqëria ishte mobilizuar për ta ndihmuar familjen e tij gjatë një momenti të vështirë shëndetësor të fëmijës, duke theksuar se "atë lloj shoqërie zor se do ta gjej më". Përtej nostalgjisë, ata shprehën edhe dhimbjen për gjendjen aktuale të ishullit.

Jeta jonë në Sazan. Flasin ish-banorët e ishullit!

"Kur shikoj ato anijet e mbytura në bazë, unë nuk ndihem mirë," tha njëri prej tyre, duke i bërë një thirrje të fortë qeverisë për më shumë vëmendje.

Jeta jonë në Sazan. Flasin ish-banorët e ishullit!

"Ju lutem, që nga zoti Rama, duhet ta shikojnë ushtrinë me syrin e nënës. Këta djem do të bëjnë të pamundurën për këtë vend," ishte apeli i tij emocionues, duke kërkuar më shumë mbështetje për brezin e ri të ushtarakëve.

Jeta jonë në Sazan. Flasin ish-banorët e ishullit!

Dionis Andoni, ish ushtarak, solli në vëmendje kontekstin historik, duke shpjeguar se si Sazani u bë përfundimisht pjesë e Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai theksoi rëndësinë e tij strategjike, dje dhe sot, si një pikë kyçe edhe për NATO-n.

Jeta jonë në Sazan. Flasin ish-banorët e ishullit!

"Pushtetet janë të lëkundshme, atdheu është një. Flamuri është një, kombi është një," përfundoi ai. Dita kulmoi me një drekë simbolike në ishull, ku ata ndanë ushqim, kujtime dhe ngritën një dolli me raki Përmeti.

Jeta jonë në Sazan. Flasin ish-banorët e ishullit!

Ishte një moment që përmblodhi thelbin e kësaj dite: një përkujtim i së shkuarës, një reflektim mbi të tashmen dhe një dëshmi e lidhjes së pashkëputshme mes njerëzve dhe vendit të tyre.

Realizoi për Dritare TV, Lorena Fjolla dhe Eda Preka