Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Samiti/ Rama: Të mbrojmë qytetarët tanë dhe të ardhmen e Evropës

Samiti/ Rama: Të mbrojmë qytetarët tanë dhe të ardhmen

Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur sot pasdite në Tiranë me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, duke e cilësuar si një ditë të frytshme që shënoi një përkushtim të ripërtërirë ndaj vlerave dhe parimeve që udhëhoqën shoqëritë evropiane. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së këtyre vlerave për të mbrojtur qytetarët dhe të ardhmen e Evropës.

Rama diskutoi gjithashtu për nevojën e investimeve në inovacion dhe në fushat që i përkasin komunitetit politik evropian, duke përfshirë edhe ato vende që ende nuk janë anëtare të BE-së. Ai nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Danimarkën në këto fusha.

Një tjetër temë e diskutuar ishte krijimi i një skuadre bashkërenduese të Komunitetit Politik Evropian, e cila do të funksionojë nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Evropian. Rama theksoi se ky hap është një sintezë e përpjekjeve të përbashkëta për të shndërruar potencialin e tregut të përbashkët në rezultate pozitive për të gjithë pjesëmarrësit.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se samiti tregoi vullnetin për të mbajtur të bashkuar vlerat dhe parimet që udhëheqin shoqëritë europiane.

“Kam vërtet kënaqësi që të them se sot në Tiranë kemi një përkushtim të ripërtërirë ndaj kontinentit tonë dhe qytetarëve tanë, për t’i mbajtur fort bashkë vlerat dhe parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi, për të bërë të mundur të ruajmë vlerat dhe parimet tona. Duke mbrojtur qytetarët tanë dhe të ardhmen e Europës.

Diskutuam dhe si do të ecim më tej, për investimet më shumë në inovacion, për të investuar më shumë në ato fusha të Europës që i përkasin atij komuniteti politik dhe për ato vende që nuk i përkasin ende BE-së. Dita ka qenë e frytshme. Kishim shumë diskutime. Në fund pati shumë diskutime interesante dhe vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE-së në zyrën e Presidentit të Këshillit Europian”, tha Rama.K.C/dritare.net