
Sa ishte pjesëmarrja në votime deri në orën në 12:00!
E Diel 11 Maj 2025, 13:01
Dritare.net
Prej orës 07:00, qytetarët shqiptarë në gjithë vendin po votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri.
Procesi po vijon normalisht, pa probleme dhe votimi do të zgjasë deri në orën 19:00. Pas kësaj ore, do të mundet të votojnë vetëm ata që janë në radhë pranë qendrës së votimit.
Deri në orën 12:00, KQZ raporton se pjesëmarrja në votim ishte 22.11%. Kanë raportuar 2546 nga 5225 qendra votimi në total. Krahasuar me vitin 2021, pjesëmarrja deri në orën 12:00 ka qenë 27.24%./K.C/dritare.net

















