Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ramiz Alia: Shkatërrimi i Shqipërisë nga iluzionet e “Çekut të Bardhë”!

Ramiz Alia: Shkatërrimi i Shqipërisë nga iluzionet e

Në një intervistë të rrallë të vitit 1999 në emisionin Dritare me gazetaren Rudina Xhunga, ish-presidenti i fundit komunist i Shqipërisë, Ramiz Alia, foli për krizën politike dhe ekonomike të vendit pas viteve ’90, duke vënë gishtin te shkatërrimi i qëllimshëm i industrisë kombëtare.

Ai kujtoi se Shqipëria ishte një vend i pasur me burime natyrore, të cilat sipas tij nuk u administruan, por u shkatërruan.

“Nëntoka jonë është shumë e pasur. Kemi krom, kemi hekur, kemi bakër, kemi naftë. Shqipëria ishte eksportuesi i tretë në botë për kromin. Projektet për hidrocentralin e Bushatit dhe të Vjosës ishin gati. Të gjenden në arkivat e Ministrisë së Ndërtimit.”, tha asokohe Alia.

Duke iu referuar tranzicionit të viteve ’90, Alia akuzoi qeverisjen e PD-së, për shembjen e bazës ekonomike të vendit:

“Shkatërruan të gjitha fabrikat, të gjitha uzinat, deri edhe plantacionet e vreshtave dhe të agrumeve. I sollën dëme shumë të mëdha vendit.”

Ai shtoi se populli në atë kohë ishte mashtruar me parulla të pamenduara ose të paramenduara:

“Njerëzit kujtuan se shpëtuan, sepse do të vinte ‘çeku i bardhë’. U gënjyen.”- tha Alia./dritare.net