
Rama në fshatrat e Tiranës: 400 familje, Vitin e Ri do ta festojnë në banesat e reja
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama, ishte sot së bashku me kryebashkiakun Veliaj dhe Ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në fshatrat e Tiranës, për të parë nga afër punimet për shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit. Aktualisht tha kryeministri, po ndërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve, të cilët Vitin e Ri, do ta festojnë në banesat e reja.
‘Me Lalin dhe ministrin e Rindërtimit në shtëpitë që po hapin dyert për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, në fshatrat e Bashkisë Tiranë, ku aktualisht po rindërtohen shtëpitë e mbi 400 familjeve, që ta festojnë Vitin e Ri nën strehën e re, më të bukur, më të madhe, më të fortë se ajo që humbën nga fatkeqësia e rëndë natyrore. Është shumë e rëndësishme që shtëpitë në fshat t’i mbyllim sa më shpejt’, tha Rama në facebook./L.F-dritare.net

















