Rama me fjalë të shenjta: Shpërndahuni nga zjarri mos të ketë me çfarë të ndizet!
		                        	E Enjte  26 Mars 2020, 08:08
		                            
		   	    			Dritare.net

Kryeministri Edi Rama, mëgjesin e sotëm ka ndarë në Facebookun e tij një histori sesi Amër Ibnul Asi, pasi mori udhëheqjen e Shamit, diti si të bindë popullin të shpërndahet që të mos përhapej kolera.
Postimi i Ramës:
Amër Ibnul Asi, kur mori udhëheqjen e Shamit në kohën e Omerit r.a iu drejtua popullit me këto fjalë, pasiqë ishte shfaqur sëmundja e kolerës, duke thënë:
“O ju njerëz, kolera është si zjarri i ndezur dhe ju mund të jeni lëndë djegëse e tij, andaj shpërndahuni që zjarri (kolera) mos të ketë me çka të ndizet dhe kështu ai shuhet".
Kur e ndëgjuan, u shpërndanë dhe shpëtuan me lejen e Allahut./E.B-dritare.net
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       
		                       

