Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qytetarja e aksidentuar i kërkon Ramës ta çojë për mjekim jashtë, ja si i përgjigjet kryeministri!

Qytetarja e aksidentuar i kërkon Ramës ta çojë për

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vënë në dispozicion të qytetarëve adresën shqipëriaqëduam.al për të shprehur hallet e tyre.

“Me një kanal komunikimi urgjent për hallet e luftës në familjet tuaja. Shkruani dhe lini kontaktin tuaj telefonik. Brenda 24 orësh ju kthejmë përgjigje.”, shkruan Rama në Facebook.

Një qytetare kishte shkruar në platformë për probleme shëndetësore që kishte pas një aksidenti që kishte kaluar.

Komunikimi mes Ramës dhe qytetares!

Rama: Ke kontaktuar tek platforma e bashkëqeverisjes dhe ke shkruar për probleme shëndetësore.

Qytetarja: Po kryeminister, nuk e di sa mund të përfshihet kjo tek hallet, por kam bërë një aksident para 5 vitesh dhe kam mbetur me probleme në këmbë. Kam bërë disa ndërhyrje tek Spitali Ushtarak, në Tiranë, por kam kërkuar edhe nga Ministria të bëjna mjekime jashtë, por nuk kam marrë përgjigje.

Rama: Tani si është bërë situata nuk të premtojmë gjë tani. Nuk e di sa do zgjasë, por di që nuk do të të harrojmë, do të kontaktojmë prapë. Me ndihmën e zotit do ta shërojmë edhe këmbën. Tani për momentin ngushëllohu me faktin që si e ke në allci, si nuk e ke në allci të rrish në shtëpi e sigurt.